E ndërsa ashpërsohet beteja mes shteteve dhe prodhuesve të vaksinave për ta siguruar atë në kohë, siç është rasti i Bashkimit Evropian me prodhuesit e vaksinës së Oksfordit nga AstraZeneca, një tjetër lajm i mirë vjen nga Britania për vaksinat!
Vaksina e re, e quajtur Novavax ka një efikasitet prej 89%. Por, më e rëndësishmja është e dhëna se kjo vakinë e re ka një efikasitet prej 86 përqindësh ndaj mutacionit anglez që ka gjunjëzuar Britaninë.
Rreth 15 mijë britanikë të moshës 18 deri ne 84 vjeç morën pjesë në testimet dhe provat për fazën e tretë klinike në Britani. Vaksina e re do te prodhohet ne veriperëndim të Anglisë në afërsi të qytetit të New Kasëll-it. Novavax mendohet të miratohet brenda javësh nga rregullatori britanik, dhe do të dalë në treg në verë. Qeveria e Boris Johnson ka porositur aktualisht 60 milionë doza.
Çmimi është në 12 stërlina krahasuar me afro 3 stërlina te vaksinës së Oksfordit, por është më e lirë se vaksina e Pfizer-it dhe Moderna-s. Novavax ruhet në 4-8 gradë celsius ose frigorifer normal.
Mesazhi indirekt nga ishulli duket se është i tille: Nëse nuk nxitoni, për ta siguruar vaksinën e re, e cila për britaniket është arma e katërt në arsenalin e saj anti-covid, mos ia vini fajin Britanisë më vonë!
Top Channel