
Lezbike, e martuar me emigrante e me dy fëmijë/ Kush është liderja e AfD-së, Alice Weidel?
25/02 14:29
Në aeroportin e Stambollit mbërriti avioni me pjesën e dytë të dërgesës së 10 milionë dozave të vaksinave që janë porositur nga Kina kundër COVID-19.
Vaksinat kundër COVID-19 mbërritën në aeroportin e Stambollit në orën 06:10 sipas kohës lokale me avionin “Boeing 777” me nr. udhëtimi “TK 6175” të kompanisë ajrore Turkish Airlines.
Kontejnerët me vaksina, pas zbritjes në Stamboll me avionin i cili u nis në orët e natës nga aeroporti i Pekinit në Kinë, filluan të transportohen nëpër depo pas shkarkimit nga avioni dhe procesit doganor.
Top Channel