Surprizë nga artisti ndërkombëtar dhe të ftuarit specialë të Luana Vjollcës në puntatën e fundit të “Shiko Kush LUAN”

29/01/2021 16:08

“Shiko Kush LUAN” del jashtë pritshmërive edhe në këtë puntatë finale.

Si asnjëherë më parë, autorja dhe moderatorja Luana Vjollca do të realizojë një përballje mes gjashtë kapitenëve të katër sezoneve . Përkatësisht: Edi Manushi, Gent Hazizi, Adi Pojana, Florian Binaj, Rezart Veleshnja dhe Irgen Çela

Nuk mbaron me kaq! Në këtë puntatë finale të “Shiko Kush LUAN” do të ndiqni lojëra, pyetje pikante, xhirime të pa transmetuara më pare dhe një “Paintball” ekskluziv nga këngëtarja e emisionit Fifi.

Do të njiheni me personazhet shqiptar pasi fiket kamera, ku do të shihni çdo gjë që ndodh në prapaskenë. Rikthim të lojrave dhe momenteve më pikante të “Shiko Kush LUAN” në katër sezone. Performancat më të klikuara dhe të dëgjuara nga artistët tuaj të zemrës.

Madje autorja Luana Vjollca do iu zbulojë surprizat nga artistët ndërkombëtarë që donin të ishin pjesë e “Shiko Kush LUAN” këtë sezon të katërt.

Por nuk mbaron këtu, ju presin shumë surpriza:
Cilët do të “zihen”? Cilët do të emocionohen? Cilët do të martohen? Cilët do të triumfojnë? Të gjitha këto dhe shumë nga sekretet e “Shiko Kush LUAN” do t’i mësoni të shtunën ora 21:00 në ekranin e Top Channel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA