Kishte precedent penal për krime kundër pronës, zbulohet identiteti i 46-vjeçarit shqiptar që humbi jetën gjatë grabitjes së një banese në Itali Policia zbardh ngjarjen që ndodhi mes dy biznesmenëve pronarë të një kompleksi turistikë në Vilëbashtovë.
Mësohet se 32 vjeçari Kastriot Dema i cili u raportua një ditë më parë se qëlloi me thikë ish-bashkëshorten e tij italiane ka përfunduar edhe vetë në spital pas sherrit.
Dema ka ndërhyrë për të prishur festën e ditëlindjes së Karlotës dhe dy persona të tjerë që e goditën atë vetë, po ndiqen penalisht në gjendje të lirë.
Sa i takon Demës policia sqaron se ai është jashtë rrezikut për jetën, por në gjendje arresti pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” gjatë konfliktit ndaj ish-bashkëshortes së tij, ndaj së cilës sipas versionit zyrtar të policisë ai ka ushtruar dhune fizike dhe psikologjike dy netë më parë.
Policia nuk jep të dhëna për gjendjen e shtetases italiane por njofton se u pajis me Urdhër të Menjëhershëm të Mbrojtjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” në ngarkim të shtetasit Kastriot Dema dhe “Plagosje e lehtë në bashkëpunim” në ngarkim të dy personave të tjerë që ndërhynë gjatë konfliktit.
Top Channel