Donald Trump ishte kultivuar si një aset rus për gjatë 40 viteve dhe e provoi këtë me propagandën anti perëndimore të tij që u prit mirë në Moskë.
Kjo është bërë e ditur për britaniken “The Guardian” nga një ish-spiun i KGB-së. Yuri Shvets, i dërguar në Washington nga Bashkimi Sovjetik në vitet 1980, krahason ish-presidentin amerikan me “The Cambridge five”, rrjetin e spiunëve britanikë që i kalonin sekrete Moskës gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe fillimet e Luftës së Ftohtë.
Tani 67 vjec, Shvets është një burim kyç për “American Kompromat”, një libër i ri nga gazetari Craig Unger, veprat e mëparshme të të cilit përfshijnë “House of Trump”, “House of Putin”. Libri po ashtu eksploron marrëdhënien e ish-presidentit me financierin famëkeq Jeffrey Epstein. “Ky është një shembull ku njerëzit rekrutoheshin kur ishin thjesht studentë dhe më pas merrnin pozicione të rëndësishme; diçka e tillë ka ndodhur me Trump”, tha Shvets përmes një telefonate me the Guardian, të hënën, nga shtëpia e tij në Virxhinia.
Shvets, një major i KGB-së, kishte një vend pune me të cilin kamuflohej si korrespondent në Washington për agjencinë ruse të lajmeve Tass, gjatë viteve 1980. Ai u vendos në SHBA përgjithnjë në vitin 1993 dhe mori edhe shtetësi amerikane. Ai punon si hetues për sigurinë e korporatave dhe ishte partner i Aleksander Litvinenkos, që u vra në Londër në 2006. Në libër ndërkohë, gazetari Unger tregon se si Trump u shfaq në radarin e rusëve në 1977, kur u martua me bashkëshorten e tij të parë, Ivana Zelnickova, një modele çeke.
Trump u vu në shënjestër të një operacioni spiunazhi të mbikëqyrur nga shërbimet e inteligjencës së Çekosllovakisë në bashkëpunim me KGB-në. Sipas rrëfimit ai u kultivua si një aset rus për 40 vite deri kur u bë president. Fitorja e Trump në 2016, u mirëprit nga Moska, pavarësisht se zërat për përfshirjen e saj në fitore u heshtën, me këshilltarin special Robert Mueller që nuk vendosi një lidhje mes pjesëtarëve të fushatës së Trump dhe rusëve. Ndërsa “Moscow project”, një iniciativë e qendrës për fondet e veprimit për progresin amerikan, tha se fushata e Trump dhe ekipi i tij i tranzicionit kishte të paktën 272 kontakte dhe të paktën 38 takime me operativë të lidhur me Rusinë.
Top Channel