25/11 22:20
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres të enjten mori dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19.
“Isha me fat dhe mirënjohës për të marrë sot dozën e parë të vaksinës kundër COVID19. Duhet të fillojmë punën për t’u siguruar që vaksina është në dispozicion për të gjithë, kudo. Me këtë pandemi, askush prej nesh nuk është i sigurt derisa të gjithë të jemi të sigurt“, tha Guterres në Twitter.
Që nga dhjetori i vitit 2019, pandemia ka marrë jetën e më shumë se 2.18 milionë personave në të gjithë botën.
Top Channel