Ilirian Prengu është një tjetër përfitues nga skema e mbështetjes nga AZHBR-së, përmes Programit IPARD II. Investimi i tij konsiston në ndërtimin e një magazine për grumbullimin dhe ruajtjen e fruta–perimeve të fermerëve të zonës së Maliqit.

Rreth 35 fermerë që kultivojnë pataten në këtë zonë sjellin prodhimet e tyre në këtë pikë grumbullimi, të cilën Kryeministri e vizitoi bashkë me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi.

“Kjo pikë grumbullim ka investuar 23 milionë lekë nga të cila 65% i ka dhënë IPARD. Kjo ndihmon këtë zonë këtu që mbjell patate në rreth 1700 hektarë dhe 35 fermerë. Patatja tregtohet në tregun e brendshëm dhe përveç patates grumbullojnë dhe qepë dhe qepujka që tregtohen dhe në tregun rajonal. Kështu që ka një bashkëpunim më të gjerë bujqësor jo vetëm për tregun tonë”, – shprehet ministrja Ekonomi.

Fermerët në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm në zonën e Maliqit, tashmë përfitojnë edhe nga skema e mbështetjes me naftë pa taksa, skemë për të cilën Iliriani është në proces aplikimi. “Ne kemi folur dhe për disa lehtësira të tjera nga pikëpamja e dokumenteve që ta kalojnë komplet me vetë deklarim dhe secili ta mbajë përgjegjësinë vetë nëse gënjen dhe të heqim dhe kontrollin me sy në territor, por të jepet kjo e pastaj fillon dhe kolaudohet, sepse është hera e parë që ndodh. Në momentin që ndodh hera e parë, do bëhen kontrollet efikase, nga kontrollet do bëhet ndonjë pastrim, ndonjë krehje e ndonjë shkelësi abuziv e pastaj do jetë gjithë lista gati”, – shprehet Kryeministri.

Në rang vendi janë 27 mijë fermerë të cilët kanë përfituar nga skemat mbështetëse në bujqësi, që nga mbështetja me fonde përmes programeve që synojnë zhvillimin e bujqësisë e deri tek subvencionet e vogla për fermerët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA