Presidenti Meta në Gjendjen Civile për kartën e re të identitetit, apel qytetarëve: Mos e lini për në çastin e fundit

29/01/2021 21:33

Presidenti Ilir Meta është paraqitur sot në Zyrën e Gjendjes Civile për t’u pajisur me kartën e re të identitetit ID.

Në apelin e tij për qytetarët kreu i shtetit thekson: “Mos neglizhoni dhe mos e leni aplikimin për në çastin e fundit!”

Gjithashtu, ju ftoj të verifikoni sa më parë emrin në listën e zgjedhësve, si dhe vendndodhjen e qendrës tuaj të votimit dhe në rast se vini re parregullsi tek të dhënat, paraqituni menjëherë pranë zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë tuaj Administrative“, shton presidenti në një postim në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

U paraqita sot pranë zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë Administrative nr.13 në Tiranë, për t’u pajisur me kartën e re biometrike të identitetit ID.
Kur na ndajnë edhe 86 ditë nga zgjedhjet e shumëpritura të 25 prillit 2021, ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të verifikojnë afatin e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit.
Rinovimi i tyre është i domosdoshëm!
Mospasja e një karte ID ose pasaporte të vlefshme është pengesë serioze për të ushtruar të drejtën kushtetuese të votës.
Mos neglizhoni dhe mos e lini aplikimin për në çastin e fundit!
Gjithashtu, ju ftoj të verifikoni sa më parë emrin në listën e zgjedhësve, si dhe vendndodhjen e qendrës tuaj të votimit dhe në rast se vini re parregullsi tek të dhënat, paraqituni menjëherë pranë zyrës së gjendjes civile në njësinë tuaj administrative.
Është thelbësore, që të gjithë qytetarët me të drejtë vote, të kenë mundësi të marrin pjesë në referendumin historik të 25 prillit.
Të votosh është e drejtë, por edhe një përgjegjësi e lartë qytetare.
Çdo neglizhencë në këtë drejtim penalizon të ardhmen europiane të vendit. 🇦🇱

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA