“Pavarësia do të thotë luftë”/ Kina paralajmëron Tajvanin, SHBA i premton mbështetje

29/01/2021 12:16

Kina ka paralajmëruar se çdo përpjekje e Tajvanit për të kërkuar pavarësi do të thotë luftë

Paralajmërimi vjen ditë pasi Kina intensifikoi aktivitetet e saj ushtarake dhe dërgoi avionët e saj ushtarakë afër ishullit. Ndërkohë, presidenti amerikan Joe Biden ka riafirmuar angazhimin e tij ndaj Tajvanit dhe ka prezantuar qëndrimin e tij për Azinë. Duke reaguar ndaj deklaratës së Kinës, SHBA e quajti atë të pafat dhe shtoi se tensionet në lidhje me Taivanin nuk duhet të ccojnë në konfrontim. Kina e shikon Tajvanin demokratik si një provincë separatiste, por Tajvani e sheh veten si shtet sovran.

Ne i themi me seriozitet të plotë forcave të pavarura në Tajvan: ata që luajnë me zjarrin digjen dhe pavarësia e Tajvanit do të thotë luftë”, tha zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes në Kinë, Wu Qian.

Ai po ashtu mbrojti aktivitetet e fundit ushtarake të Kinës duke thënë se bëhet fjalë për veprime të nevojshme për të adresuar situatën aktuale të sigurisë në ngushticën e Tajvanit dhe për të ruajtur sovranitet dhe sigurinë kombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA