Pallati $1 miliardësh i Putin/ Kremlini thotë se është një kantier ndërtimi: Pamjet e denoncuara nga Navalny, të montuara (Fotot)

29/01/2021 16:18

Një agjenci besnike e Kremlinit ka publikuar sot pamje të të ashtuquajturit “pallati $1 miliardësh bregdetar i Putin” për të treguar se presidenti nuk po jeton në luks, pasi impjanti është në fakt në ndërtim dhe jo një rezort privat siç pretendohej në denoncimin e krye-opozitarit Alexei Navalny.

Opozitari i burgosur pretendonte se lideri rus po jeton në rezidencën private 70 000 metra katrorë, “e cila ka brenda klub striptize, kazino, pistë patinazhi, dhe financohet nga rrjeti i korrupsionit të oligarkëve”.

Ai publikonte një video ku tregonte ambjente të brendshme të shkëlqyeshme të pallatit  Gelendzhik duke përdorur plane 3D për të krijuar imazhet, si pjesë e fushatës së tij për të diskredituar Putin.

Por në pamjet e reja të publikuara nga rrjeti Mash Telegram tregohet se vendi nuk është më shumë se një kantier ndërtimi, teksa kryeredaktori i Mash, Maxim Iksanov, kishte bërë një turne të vendit dhe tha: “E gjithë vendndodhja është një rasë betoni”.

Ndihmësja e Navalny, Maria Pevchikh tha se pamjet konfirmojnë atë që ajo dinte, duke denoncuar se pallati po rinovohet për të fshirë gjurmët, ose sepse kishte ardhur koha.

Navalny tha këtë muaj: “Imazhet satelitore tregonin se pallati ka qenë gati prej gjashtë vjetësh. Por më pas prej mykut dhe punimeve të këqija u desh ta rinovonin. Ata kanë zhveshur muret, mermeret dhe gjithçka”.

Në pamjet e tij Navlany tregonte dhoma me makineri kazinoje, bare striptizmi, qendra të kujdesit trupor dhe një skenë teatri brenda supervilës.

Putin mohonte se vendi i përket atij dhe më pas mediat ruse thanë se kishin zbuluar pesë kompani kontraktore që ishin përfshirë në ndërtimin e pallatit.

Navalny u arrestua këtë muaj pas kthimit në Rusi nga Gjermania./DailyMail/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA