Ngjarja në Vilëbashtovë/ Familjarët e Kastriotit: Karlota kërkon eleminimin fizik dhe pasurinë e tij

29/01/2021 13:27

32 vjeçari Kastriot Dema i cili u raportua një ditë më parë se qëlloi me thikë ish-bashkëshorten e tij italiane ka përfunduar edhe vetë në spital pas sherrit, ndërsa është nën masën arrest shtëpie.

Familjarët e Kastriot Demës, nëna dhe vëllai i tij në një një intervistë për Shqipëria live thanë se ai nuk asnjë faj në këtë ngjarje dhe se shtetasja italiane kërkon eliminimin fizik dhe pasurinë e tij.

Vëllai i Kastriotit:  debatet e tyre që nisën me ndërtimin e një hoteli në Vilëbashtovë : pati nisur investimi, ne kemi 20 vite që jetojmë në Itali dhe kemi investuar maksimumin në këtë objekt. Prona është e Kastriotit, kemi dokumenta, dhe zonja ndodhet aty me kontartë që mund ta përdorë atë vetëm për shfrytëzimin e biznesit.
Edhe ajo ka investuar nuk e mohojmë, por në letra toka dhe godina është e Kastriotit prandaj ajo bën tentativa për eleminimin fizik të tij.
Policia ka dhënë fletë arresti pa e pyetur fare për atë që ka ndodhur.
Karlota është thjesht bashkëjetuese nuk kanë lidhje ligjore martese. Sa për fëmijët , që Karlota thotë se ishin poshtë tavolinat, prej një viti e gjysmë ajo i ka rrëmbyer nga Shqipëria dhe i vendosi në Itali.
Dhe Kastrioti për kaq kohë s’ka pasur komunikim fare me fëmijët.

Pse i largoi fëmijët?

janë larguar me gjyshen fillimisht për një periudhë të shkurtër dhe nuk kanë hyrë më. Karlota është denoncuar nëItali për këtë pjesë.
Arsyeja , ishte moment delikat i aktivitetit dhe donin ta vinin para prandaj i largoi fëmijët dhe ata nuk u kthyen më .

Nëna e Kastriotit, Bedrija: Dua të di pse Karlota i ka bërë këto me paramendim që të eliminojë Kastriotin dhe ti marrë pasurinë. Se një nënë që i çon fëmijët në Itali dhe i abandonon nuk e di. Qëllimi i Karlotës ka qenë u bë hoteli, donte ta merrte , në emër të saj.
Kastrioti i ka dhënë shanse , variante . I ka vënë punëtorët kundra djalit.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA