Ne datën dy mars shtatë gjyqtarët kushtetues do zbresin ne këtë sallë për të dëgjuar partinë republikane që kërkon shfuqizimin e aktit normativ që ndalon tubimet dhe sjell pasojë sipas kërkuesit në fushatën e zgjedhjeve të 2021.
Kjo çështje është shqyrtuar me prioritet nga gjyqtarët kushtetues që do dëgjojnë palët për një padi që lidhet direkt me fushatën zgjedhore dhe zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Por kjo seancë do të mbahet duke iu bindur masave anticovid në fuqi, që do të thotë se ne salle nuk do lejohen me tepër se 10 dhjete persona. Procesi si edhe 6 seancat e tjera plenare qe janë njoftuar te shqyrtohen ne shkurt do të zhvillohet pa praninë e publikut. Megjithatë burime te Top Channel pohojnë se transparenca do te garantohet duke i formuar medias aksesimin virtual te seancës, siç po veprohet prej muajsh edhe nga institucione te tjera.
Burimet e Top Channel shtojnë se palët janë njoftuar qe te dërgojnë vetëm nga një përfaqësues qe duhet te respektoje distancën dhe te mbaje me barriere mbrojtëse. Gjate muajit dhjetor, pak përpara se partitë politike te përfshiheshin nga ethet e fushatës, partia republikane e kryesuar nga Fatmir Mediu goditi ne Gjykatën Kushtetuese vendimmarrjen e komitetit teknik te eksperteve qe ndalon grumbullimet. Ky urdhër konsiderohet nga partia republikane si antikushtetues dhe i njëanshëm, pasi dëmton fushatën elektorale dhe i vendos partitë politike ne kushte te pabarabarta elektorale.
Top Channel