Korça, së shpejti do të ketë terminalin e ri të autobusëve. Një zhvillim që transformon jo vetëm shërbimin e transportit të udhëtarëve, por edhe periferinë e qytetit, ku është vendosur terminali.
Në vijim të vizitës në Korçe, Kryeministri Rama u ndal edhe në kantierin e terminalit të ri të, i cili pritet të mbarojë brenda pak kohësh, për t’u kthyer më pas në një perspektivë të re zhvillimi për periferinë e Korçës.
Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo e konsideron këtë investim, me impakt të madh jo vetëm për ekonominë, por dhe në lehtësimin e trafikut brenda në qytet.
‘Është një investim modern që do të garantojë një cilësi më të mirë të shërbimit. Falë këtij terminali, edhe gjithë zona përreth është zhvilluar dhe aktivitetet ekonomike e kanë transformuar komplet si zonë”, – shprehet Filo.
Terminali modern i autobusëve do të vendosë një standard të ri për transportin e udhëtarëve, por edhe vizitorëve vendas e të huaj në qytetin mikpritës të Korçës.
Top Channel