Nga veshje me lëkurë leopardi e deri tek bluzat me kapuç dhe pantallonat e mëndafshta, burrat arabë kanë nisur javën e parë të modës në histori me eventin tre ditor që transmetohet vetëm online.
Shumë stilistë, të njohur dhe kërkuar në Dubai, kanë prezantuar koleksionet e tyre vjeshtë dimër 2021-2022 me Furne One të Amato Couture, që e kishte titulluar të tijin “Tundimi i parë”.
Me shkretëtirën në sfond, modelët ishin veshur të gjithë me të bardha. Edhe dishdasha tradicionale që vishet nga burrat arabë, nuk mungonte, por sigurisht që kishte një prekje më moderne.
Bota përreth po ndryshon ndaj edhe këtu në lindjen e mesme, po shihet ndryshimi i qëndrimit ndaj saj – thonë stilistët.
Eventi po transmetohet në YouTube, për gjatë tre ditëve, dhe do të prezantohen 15 stilistë rajonalë dhe ndërkombëtarë, përfshirë ata nga Franca, Britania, Irani dhe Libani.
Top Channel