Ish-Kryetarja e Bashkisë Prrenjas, Miranda Rira paditet në SPAK për shpërdorim detyre
29/01/2021 14:32
Prokuroria e Elbasanit ka regjistruar procedim penal ndaj ish-Kryetares së Bashkisë Prrenjas Miranda Rira nga radhët e LSI për shpërdorim detyre,
Burime për Top Channel bëjnë me dije se dosja është dorëzuar në SPAK .
Ndërkohë pritet të bëhen publik emrat e prokurorëve.
Miranda Rira akuzohet se ka abuzuar me tenderin e ndërtimit të një fushe sporti në Prrenjas.
Top Channel