Shpresat e liderit opozitar rus, Aleksei Navalny për lirim të shpejtë, u rrëzuan nga një gjykatë që refuzoi apelin kundër ndalimit të tij.
Kritiku i Kremlinit presidentit rus, Vladimir Putin u dërgua në qeli për 30 ditë nga 18 janari, pak pasi u kthye nga Gjermania ku ishte trajtuar për helmim me agjent nervor, Noviçok.
Gjykata asokohe e ndaloi për shkelje të dënimit me kusht, gjë të cilin ai e mohon. Për shkak të rasteve ligjore kundër tij, Navalny, 44-vjeçar mund të përballet me burgim të plotë. Perëndimi këmbëngul në lirimin e tij për të cilin dhjetëra mijëra protestues dolën në rruget e vendit. Teksa iu drejtua gjyqtarit të procedurës paraprake me një video-link nga burgu, Navalny kërkoi të lirohet dhe i hodhi poshtë ato që i cilëson supozime absurde të autoriteteve ruse, të bazuara në qëllime politike.
“Ne nuk do të lejojmë kurrë që këta njerëz të konfiskojnë dhe vjedhin shtetin tonë. Po, forca e madhe është në anën tuaj tani. Mund të më lidhni duart tani. Megjithatë ne nuk do të lejojmë të vazhdojë kjo gjë”, u shpreh ai përpara marrjes së vendimit.
Aleatët e Navalnyt kanë bërë thirrje për protesta të reja këtë fundjavë, për të kërkuar lirimin e tij. Autoritetet e kanë bërë të qartë se çdo lloj proteste do të jetë joligjore dhe do të ndalohet.
Top Channel