Gjermania bllokon Astrazeneca/ Nuk duhet të injektohet tek të moshuarit mbi 65-vjec

29/01/2021 01:37

Autoritetet gjermane nxorën një rekomandim që vaksina e koronavirusit e prodhuar nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania AstraZeneca të mos përdoret tek personat e moshës 65 vjeç e lart.

Komiteti per vaksinat ne Gjermani përmendi mungesën e të dhënave të mjaftueshme nga kjo vaksinë si arsye përse konsiderojnë se të paktën për momentin, ajo nuk duhet përdorur tek grupmoshat e vjetra.

Masa e ashpër gjermane vjen pikërisht përpara vendimit që duhet të marrë Agjencia Europiane e Barnave mbi vaksinën e Astra Zeneca-s, krijuesit e së cilës insistojnë se ajo është e sigurtë dhe për moshat e thyera. Mbretëria e Bashkuar e ka përdorur këtë vaksinë në programin e saj për imunizim masiv prej javesh, derisa zyrtarët për shëndet publik kanë thënë se vaksina është e sigurt dhe ofron “nivele të larta të mbrojtjes” kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Ky lajm vjen ndërkohë që Bashkimi Europian është përfshirë në mosmarrëveshje të mëdha me prodhuesit e vaksinave, meqë ata kanë njoftuar se do të ulin prodhimin e vaksinave për shkak të disa ndryshimeve të domosdoshme nëpër fabrika. BE nga ana tjetër pretendon se këto kompani duhet të jetësojnë premtimet e veta. Edhe kompanitë tjera, Pfizer/BioNTech, kanë njoftuar së fundmi se do të bëjnë zvogëlime në dërgesa në BE.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA