Një ekip i ekspertëve ndërkombëtarë është takuar me shkencëtarët kinezë dhe ka vizituar një spital në Vuhan të Kinës, në të cilin janë trajtuar pacientët e parë, pas zbulimit të koronavirusit të ri.

Ekipi i caktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë po heton origjinën e koronavirusit.

Ekspertët kanë planifikuar vizita në laboratorë, tregje dhe spitale të Vuhanit.

Misioni hulumtues është përballur me vështirësi të nisjes së punës, pasi Kina i kishte kërkuar OBSH-së më shumë kohë për të lejuar vizitën.

Madje, zyrtarët kinezë dhe mediat shtetërore janë përpjekur të hedhin dyshime, nëse virusi e ka origjinën në Kinë.

Më 28 janar, familjarët e viktimave që vdiqën nga koronavirusi në Vuhan të Kinës, thanë se autoritetet kineze kanë fshirë një grup në mediat sociale që ata kanë pasur dhe po u bëjnë presion që të mos flasin.

Dhjetëra familjarë të viktimave janë bashkuar në platformat online, për të kërkuar përgjegjësi nga zyrtarët e Vuhanit, të cilët ata i fajësojnë se nuk e kanë trajtuar siç duhet situatën, kur në fund të vitit 2020 u regjistruan rastet e para me koronavirusin e ri, shkruan AFP.

Koronavirusi i ri besohet se ka origjinën nga lakuriqët dhe fillimisht është përhapur në një treg në Vuhan ku shtazët e egra shiten si ushqim.

Por, për këtë teori dihet shumë pak.

Një tjetër teori, të cilën e ka përmendur vazhdimisht edhe ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është që virusi ka dalë nga një laborator në Vuhan, ku shkencëtarët ishin duke studiuar koronavirusët.

Universiteti Johns Hopkins me seli në SHBA raporton se deri më 29 janar 2021, nga koronavirusi i ri në botë janë infektuar 101.517.663 njerëz, prej të cilëve 2.192.399 kanë vdekur ndërsa 56.117.793

Shifrat besohet të jenë më të larta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA