Policia greke ka shpërndarë pasditen e së premtes një protestë të grupeve anarkiste në qendër të Athinës.

Sipas drejtorisë së policisë, rreth 30-40 vetë u mblodhën në sheshin përpara akademisë së Athinës,ku hodhën parulla në mbështetje të terroristit Dhimitris Kufodinas, i cili po zhvillon një grevë urie në burgun Korridhalos.

Policia thotë se protesta ishte pa leje ndaj dhe u kërkoi të pranishmeve të shpërndahen, por ata refuzuan, çka provokoi ndërhyrjen e dhunshme të forcave të rendit.

Janë ndaluar disa protestues, të cilët u dërguan në drejtorinë e policisë së Atikës.

Autoritet thonë se ndaj tyre do të vendosen masa administrative sipas dispozitave të ligjit  për ndalimin e tubimeve për shkak të covid i cili parashikon gjoba 300 euro për cdo pjesëmarrës,dhe 1500 për organizatorët e tubimeve pa leje.

Protesta e grupeve anarkiste ishte në mbrojtje të ekzekutorit të organizatës terroriste 17 Nentori, i dënuar me burgim të përjetshëm për të paktën 11 ekzekutime,dhe autor  i akteve të tjera terroriste të 17 Nëntorit.

Kufodinas ka hyrë në grevë urie, pasi akuzon sistemin penitenciar helen, si i dhunshëm dhe hakmarrës.

Më herët Kufidinas ishte transferuar nga një burg i sigurisë tepër të ulët,në një burg të sugurisë së lartë pasi qeveria anuloi një ligj të votuar prej qeverisë  së mëparshme i cili lehtësonte  masat ndaj të dënuarve për akte terroriste.

Familja e kryeministrit aktual Mitsotakis është goditur prej 17 Nëntorit, ku vetë Kufodinas pranoi se ka qenë ai që ekzekutoi dhëndrin e familjes (bashkëshortin e dora bakojanis) Pavllos Bakojanis.

Kjo organizatë famëkeqe është përgjegjëse për dhjetëra ekzekutime shtetasish grekë,amerikanë,britanikë dhe turq, gjatë periudhës 1977-2002

Top Channel