Rënia e avionit në Lituani, prerja e kabllove në Baltik! Luftë hibride e Rusisë?
29/11 12:26
Britania e Madhe njoftoi sot mbylljen e kufijve për jorezidentët që mbërrijnë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, përfshirë Dubain, që është shumë i njohur për turistët, në mënyrë që të shmanget importimi i një varianti të koronavirusit që është shfaqur në Afrikën e Jugut.
Ndalimi, që përfshin gjithashtu Ruandan dhe Burundin, do të hyjë në fuqi që prej të premtes”, theksoi Ministria e Transporteve në një komunikatë.
Kjo masë nuk përfshin shtetasit britanikë dhe irlandezë, as personat rezident në Britaninë e Madhe, që duhet të vendosen pas rikthimit në vend në një karantinë 10 ditore. Fluturimet direkte nga Emiratet e Bashkuara Arabe do të ndalohen gjithashtu.
Top Channel