AstraZeneca ofroi tetë milion doza të tjera të vaksinës së saj COVID-19 në Bashkimin Evropian, por blloku tha se kjo ishte shumë larg nga çfarë ishte premtuar fillimisht.
Firma anglo-suedeze njoftoi papritur shkurtime të furnizimeve në BE javën e kaluar, duke përmendur problemet e prodhimit në një fabrikë belge, duke shkaktuar reagimin e unionit.
Zyrtarët e BE-së thanë që kjo nënkupton një ulje prej 60% në 31 milion doza deri në fund të marsit, një goditje 27 vendet anëtare.
Zyrtari i BE-së i përfshirë drejtpërdrejt në bisedime tha se AstraZeneca ofroi më parë këtë javë për të rritur dërgesat në 39 milion doza në tremujorin e parë, por kjo u konsiderua e papërshtatshme.
Sipas një kontrate të rënë dakord në gusht, kompania duhet të kishte furnizuar të paktën 80 milion doza në Bashkimin Europian në atë periudhë, tha zyrtari.
Një zyrtar tjetër i BE-së tha në një konferencë për mediat të mërkurën se kompania kishte propozuar të furnizonte një të katërtën e vëllimit të dakorduar të dozave deri në mars, me gati 40 milion gjithsej nga 120 milion të përmendura nga burimi i parë.
Shefi ekzekutiv i AstraZeneca, Pascal Soriot u tha gazetave se kompania nuk kishte asnjë kërkesë ligjore për të dorëzuar në BE në një afat të saktë, sepse ajo ishte zotuar për të bërë më të mirën për të furnizuar vendet me vaksinë pa dhënë afat.
Top Channel