Rreperi Cllevio

Klevio Ahmetaj i njohur me emrin e artit si Cllevio, doli para gjykatës së Tiranës ditën e sotme.

Ai u shpreh para gjyqtarit të çështjes, Albert Mece se armën e kishte për xhirimet e një videoklipi.

 “Unë jam rreper i njohur dhe armën e kisha për të bërë xhirime, do bënim një videoklip”, i tha gjyqtarit.

Por kjo deklaratë e tij nuk u mor parasysh , gjykata deklaroi se do vlerësonte vetëm akt ekspertizën pasi dyshonte se këngëtari ishte në kushtet e armëmbajtjes së paligjshme .

Por akt ekspertimi doli që arma ishte e tipit sportiv dhe se nuk plotësonte kushtet e 278 që është armëmbajtje . Bazuar në këtë akt ekspertize,  gjykata revokoi masën arrest me burg dhe shpalli hetim në gjendje të lirë për Cllevio.

Cllevio, në një seancë të mëparshme gjyqësore tha se bën videoklipe dhe se është rreper që e kërkojnë producentë të njohur.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA