Detaje të reja kanë dalë në dritë nga zhdukja e biznesmenit italian Davide Pecorelli në Shqipëri. Mediat italiane thonë se prokuroria italiane ka ngritur dy hipoteza: vetëvrasjen ose ekzekutimin.
Para se të nisej, Davide Pecorelli i kishte thënë një miku se do të takohej në Shqipëri me një mjek për shitjen e një pajisje lazeri. Mediat italiane bëjnë me dije se bëhej fjalë për një marrëveshje me vlerë 70 mijë euro.
Ende mbetet mister se kë ka takuar Davide Pecorelli në Shqipëri dhe çfarë kërkonte në Pukë, vendi ku u gjet e djegur makina tip “Skoda Fabia”, të cilën e kishte marrë me qera.
Prokurori i Perugia-s, Giuseppe Petrazzini po përpiqet të rindërtojë me saktësi lëvizjet, veçanërisht ato të 5 janarit. Qëllimi është të kuptojë kush ishin miqtë shqiptarë të biznesmenit italian dhe kontaktet që kishte arritur të krijonte gjatë muajve të fundit, shkruan Umbria Domani.
Ndër të tjera pritet që të hetohet gjendja financiare e ndërmarrjeve të Davide Pecorellit.
Nuk ka pasur asnjë lajm për 45-vjeçarin San Giustinese që nga 6 janari.
Makina me të cilën ai udhëtonte dhe kishte marrë me qira në Tiranë u gjet plotësisht e djegur në natën midis 7 dhe 8 janarit në zonën e Pukës, në male në një zonë pothuajse të humbur. Mediat italiane duke cituar burime raportojnë se hetuesit kanë gjetur brenda automjetit, objekte që i përkisnin Pecorelli, të tilla si një orë dore.
Top Channel