Dy anëtarët më të rinj të KLP që do të ulen në vendet e mbetura bosh janë: Eloida Goxhi dhe Moisi Duda.
Ata garuan në një proces të pazakontë covidi, teksa prokurori i përgjithshëm kishte thirrur Asamblenë e Përgjithshme dhe si procesi i votimit dhe i numërimit ju nënshtrua këtyre rregullave.
Votimi ishte per prokuroret një moment ku prokurorët u takuan me njëri tjetrin ose uruan sic ndodhi me rastin e Arjan Ndojës, te cilit me herët i kane bere atentat.
Prokurori i Përgjithshëm nuk mbajti dot fjalim pasi per shkak te masave anticovid ndalohen grumbullimet dhe tubimet por ai shfytezoi rrjetet sociale per te percuar mesazhin e tij. Jo vetëm kaq por mediave ju tregoi mendimin e tij sa i takon ndryshimeve ligjore ndaj KLP.
Kryeprokurori i SPAK-ut, Arben Kraja e ushtroi të drejtën për të votuar ashtu sikurse edhe të drejtën për të mos folur para mediave.
Top Channel : A kanë nisur hetimet për përgjimet?
Arben Kraja: S’kam koment.
Votimet për KLP u mbajtën ne polin e drejtesise te hapur pas reformës ne drejtësi.
Top Channel