Turistët britanikë festojnë në stacionin e policisë në Tailandë pas ndalimit për shkelje anti-Covid në bare (Fotot)

28/01/2021 20:49

Rreth 200 të rinj, shumica e të cilëve turistë nga Britania, SHBA, Australia e Danimarka morën pjesë në një festë në bar bregdeti të martën në ishullin tailandez të Kho Phangan.

Por prej rregullave kufizuese të pandemisë bari duhet të mbyllej në ora 21.00, kur dhe policia bastisi festën duke arrestuar të paktën 100 persona. Të tjerë u larguan duke shpëtuar pa u penalizuar.

Turistët më pas shiheshin duke kërcyer e duke pirë brenda stacionit të policisë, pa ndjekur rregullat e distancës sociale, teksa çështja procedohej.

Pamje të shpërndara në rrjet nga burgu tailandez tregonin turistët që rehatoheshin në tavolina, tymosnin e luanin muzikë. Ata ishin parë gjithashtu duke dalë të nesërmen të gjithë në parkingun e stacionit të policisë.

Koloneli i policisë Suparerk Pankosol, tha: “Çdo bar duhet të ndjekë rregullat, edhe nëse festojnë përvjetorin e tyre. Eventi rrezikonte përhapjen e Covid-19 dhe organizatorët do të ndiqen penalisht”.

Në festën në plazh turistët shiheshin duke kërcyer dhe duke pirë pa mbajtur distancë sociale, për çka ata mund të dënohen me gjobë deri në 40,000 baht tailandezë ($1000). Ndërsa organizatorët e festës mund të marrin gjobë deri në 100,000 baht.

Gjyqi i të ndaluarve pritej të zhvillohej sot.

Pas rregullave të reja të këtij muaji në Tailandë, baret e klubet duhet të mbyllen në ora 9 te darkës. Provincat e ndryshme mund të vendosin rregullat e tyre kufizuese, sipas ndarjeve të rrezikut të infektimit. Deri tani Tailanda ka raportuar vetëm 15,465 raste me Covid-19 dhe 76 vdekje.

 

FOTO GALERI
1/5
Rreth 200 të rinj, shumica e të cilëve turistë nga Britania, SHBA, Australia e Danimarka morën pjesë në një festë në bar bregdeti të martën në ishullin tailandez të Kho Phangan

Top Channel