Kryebashkiaku Veliaj, nga lagjja e re “5 Maji”, ku ishte për inspektim së bashku me kryeministrin Rama dhe ministrin Ahmetaj, rrëfeu edhe një bisedë që kishte patur sot me një anëtar të PD, i cili hyri në shtëpinë e re, të sapondërtuar.
“Është hera e parë – tha – që është bërë një projekt kombëtar dhe njerezit nuk janë ndarë ne të majtë dhe të djathtë. Pra, kur e vlerëson edhe nje anetar i PD, do të thotë se ky proçes eshte bërë korrekt, pavarësisht pengesave që kemi pasur”, u shpreh Veliaj.
Ndërsa, ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj vuri në dukje se opozita në asnjë pikë të programit të saj që prezantoi sot, nuk përmendi rindërtimin.
“Opozita nxorri sot pseudo-progamin e vet dhe asnjë fjalë për tërmetin dhe rindërtimin. Që do të thotë se njerëzit që janë jashtë do ngelen jashtë. Asnjë rresht për rindërtimin”, tha Ahmetaj.
Top Channel