Aksident i rëndë në hyrje të Pogradecit, humbi kontrollin mbi mjet dhe përplaset me murin anësor të një tuneli, lëndohen shoferi dhe pasagjeri Një konflikt mes dy biznesmenëve më të njohur të zonës tronditi Vilëbashtovën.
Kastriot Dema plagosi me thikë bashkëshorten e tij italiane Karlotën, në ditën e saj të ditëlindjes.
Prej disa vitesh çifti ishte kthyer nga Italia dhe kishte ndërtuar një resort turistik në kodrat e fshatit Ballaj. Në këto pamje i shohim në emisionin “Fshtrat e Shqipërisë” në Top Channel në korrik të vitit të kaluar ku të dy flisnin me shumë pasion për punën e tyre në kompleksin turistik që kanë ngritur në Vilëbashtovë.
Por përtej buzeqëshjes para kamerave duket se mes çiftit konfliktet kishin nisur prej kohësh duke kulmuar mbrëmjen e së mërkurës ndërsa Karlota festonte me miq. Festa siç tregojnë banorët shkaktoi zemërimin e Kastriotit, i cili raportohet se e kishte dhunuar edhe më parë deri sa ajo kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje.
Kastrioti ka qëlluar të shoqen por edhe është përleshur me pjesëmarrësit në festë deri në mbërritjen e policisë që i vuri atij prangat.
Top Channel