Shpresat e liderit opozitar rus, Aleksei Navalny për lirim të shpejtë, u rrëzuan nga një gjykatë që refuzoi apelin kundër ndalimit të tij.
Kritiku i Kremlinit presidentit rus, Vladimir Putin u dërgua në qeli për 30 ditë nga 18 janari, pak pasi u kthye nga Gjermania ku ishte trajtuar për helmim me agjent nervor, Noviçok. Gjykata asokohe e ndaloi për shkelje të dënimit me kusht, gjë të cilin ai e mohon. Për shkak të rasteve ligjore kundër tij, Navalny, 44-vjeçar mund të përballet me burgim të plotë. Perëndimi këmbëngul në lirimin e tij për të cilin dhjetëra mijëra protestues dolën në rrugët e vendit.
Teksa i është adresuar gjyqtarit të procedurës paraprake me një video-link nga burgu, Navalny ka kërkuar të lirohet dhe ka kundërshtuar ato që i ka cilësuar supozime absurde të autoriteteve ruse, të bazuara në qëllime politike. “Ne nuk do të lejojmë kurrë që këta njerëz të konfiskojnë dhe vjedhin shtetin tonë. Po, forca e madhe është në anën tuaj tani. Mund të më lidhni duart tani. Mirëpo ne nuk do të lejojmë të vazhdojë kjo gjë”, ka thënë ai para marrjes së vendimit.
Avokatët e tij, kanë thënë se Navalny do të apelojë vendimin për mbajtje.Pas shqiptimit të masës së ndalimit, Navalny i ka thënë gjyqtarit: “Gjithçka ka qenë e qartë për mua edhe para nisjes së gjyqit, faleminderit”. Aleatët e Navalnyt kanë bërë thirrje për protesta të reja këtë fundjavë, për të kërkuar lirimin e tij.Autoritetet kanë thënë se çfarëdo proteste do të jetë joligjore dhe do të ndalohet.
Top Channel