Lepusha nën ‘pushtetin’ e dëborës, banorët ecin me orë të tëra mes dëborës për të arritur në rrugë të kalueshme
28/01/2021 20:45
Banorët e pikës turistike të Lepushës në Kelmend vijojnë të ankohen për mungesën e energjisë elektrike prej disa ditësh dhe izolimit për shkak të dëborës.
Së fundmit në “Ti Raporton” në Top Channel, banorët e Lepushës kanë dërguar pamjet teksa ecin mes dëborës për të arritur në pikën ku mundësohet qarkullimi me makinë.
Sipas tyre u duhet të udhëtojnë në këmbë mes dëborës për të arritur në rrugën e kalueshme për makiant.
Ata shkruajnë se për të paktën 5 ditë, zona është pa energji elektrike.
Pavarësisht se bujtinat ndodhen pak kilometër larg rrugës nacionale, fadromat nuk marrin përsipër pastrimin e fshatit turistik, i cili sapo zhbllokohet tejmbushet me turistë.
Top Channel