Shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare sot feston 85 vjetorin. Dhe jo vetëm i yni, por universali Kadare i ka treguar artit botëror që është një emër autentik e njëkohësisht një shkrimtar i të gjithëve. Kandidat për Nobelin në letërsi, i përkthyer në më shumë se 45 gjuhë.
Mbajtës i Man Booker Prize, Princi i Austurias, Cmimit Jeruzalem, Komandant i Legjionit të Nderit e përtej këtyre ngritës e nderues i gjuhës shqipe dhe identitetit tonë evropian Ismail Kadare është kështu streha kulturore e të gjithëve ne.
Shkrimtari i madh krijoi në një nga periudhat më të vështira, ku Shqipëria po jetonte diktaturën e egër. Kadare ishte busulla jonë drejt perëndimit. Ai është një shkrimtar universal me një traditë narracioni që e ka origjinën që nga Homeri” ka thënë John Carey, kryetari jurisë së “Man Booker Prize”.
Nën këtë ngërc historik Kadare mbijetoi duke krijuar kështu historinë e tij.
Kadare ishte atëherë dritarja e lirisë, e ndërsa sot Kadare është artisti që bëri një art të madh që I përket historisë dhe që emri i tij do të jetë gjithmonë përkrah atij të një kombi.
Top Channel