Infektohet me koronavirus Luigi Soreca, si është gjendja e tij shëndetësore
28/01/2021 18:15
Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca është infektuar me covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Soreca, me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se sot tamponi i ka konfirmuar se është infektuar.
Më tej Soreca shkruan se është mirë me shëndetin, bashkë me familjen e tij. Ai ka deklaruar se është vetë izoluar ndërkohë që ka bërë apel për të gjithë që të ruhen nga virusi.
“Pas marrjes së testit, sot mora konfirmimin se rezultova pozitiv ndaj COVID19. Jam mirë me shëndet, ashtu si dhe familja ime. Unë jam në vet-izolim në shtëpinë time nga ku do të vazhdoj të ndjek nga afër punëne përditshme me BE-në. Mbani veten të shëndetshëm dhe qëndroni të sigurt!”
Top Channel