Gjendet pa shenja jete një 52-vjeçar në Sarandë
28/01/2021 08:33
Një 52-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugë mëngjesin e sotëm në Sarandë.
Viktima A. Gj., , banues në Sarandë dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Sarandë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 06:30, në lagjen “Nr.1”, Sarandë, në rrugë, është gjetur pa shenja jete, shtetasi A. Gj., 52 vjeç, banues në Sarandë, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel