Gara e armatimit SHBA-Rusi: Një kërcënim, pakti nuk e redukton

28/01/2021 20:40

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, u përpoq të vepronte për ripërtëritjen e paktit me Rusinë që kufizon armët bërthamore.

Por ekspertët thonë se nuk i zgjidh problemet me kontrollin e armatimit. Kina është duke modernizuar arsenalin e saj të armëve atomike dhe deri më tani nuk ka treguar asnjë interes për të zhvilluar negociata të kufizimit të armatimit. Koreja e Veriut besohet gjithashtu të jetë pranë pikës kur mund të kërcënojë edhe vetë SHBA me sulme raketore. Rusia ka filluar vendosjen e armëve të reja, përfshirë ato me kapacitete bërthamore të krijuara për t’ju shmangur më së miri sistemit mbrojtës raketor amerikan.

Irani ndërkohë shihet si kërcënimi më i madh raketor në Lindjen e Mesme, shkruan Associated Press. Traktati New Start që parasheh kufizimin e arsenalit bërthamor të Rusisë dhe SHBA-së do të skadonte javën e ardhshme. Megjithatë, gjatë telefonatës që zhvilluan mes tyre, Biden dhe Putin ranë dakort më zgjatjen e tij për të paktën pesë vjet. New Start, ishte negociuar në kohën kur Biden shërbeu si nënpresident i Shteteve të Bashkuara. Ai Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë në 1,550 koka bërthamore të vendosura në armë strategjike si nëndetëse, aeroplanë bombardues dhe raketa balistike me bazë tokësore. Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror, Putin tha se zgjatja e paktit është “hap në drejtim të duhur” por ai gjithashtu paralajmëroi për rritjen e rivaliteteve globale dhe kërcënimet për konflikte të reja.

Top Channel