11/01 18:39
Futbollisti i famshëm, Cristiano Ronaldo ka thyer rregullat e koronavirusit për t’i dhuruar një ditëlindje të paharrueshme të dashurës së tij Georgina Rodriguez.
Ata udhëtuan për në rezortin luksoz për ski në Courmayer për të festuar 27-vjetorin e modeles. Ata kaluar përmes Piedmontit dhe Valle D’Aostën për udhëtimin 2 ditor.
Sipas medias italiane Corriero dello Sport, ata qëndruan në një hotel që duhet të ishte i mbyllur ndërsa dihet që udhëtimi nga një qytet në tjetrin është i ndaluar në Itali.
Çifti nuk është gjobitur ende, por mund ta pësojnë keq nga imazhet në rrjete sociale ku duken se po shijojnë dëborën në rezort.
Top Channel