Menjëherë pasi Aeroporti i Rinasit u mor në pronësi nga kompania shqiptare Kastrati Grup, është lajmëruar nisja e procesit të uljes së tarifave për pasagjerët, proces që do çojë në uljen e biletave të udhëtarëve.
Shumë shpejt në aeroport pritet që të mbërrijnë edhe kompani të tjera fluturimesh që përdorim cmime shumë më të lira se ato që janë aplikuar që nga nisja e operimit të koncesionit të aeroportit të Rinasit.
Ulja e parë përfshin tarifën për pasagjerë e cila nga 12.5 shkon në 10 euro. Drejtori ekzekutiv i Tia-s, Constantin von Alvensleben tha për mediat se: “Reduktimi i tarifës së pasagjerit do cojë në uljen e çmimit të biletës që pasagjerët paguajnë dhe rrjedhimisht mendoj se është një ndryshim shumë pozitiv edhe për futjen e kompanive të tjera ajrore me kosto të ulët. Debati për çmimet e larta të biletave nga Rinasi, ishin në thelb të diskutimeve mes qeverisë shqiptare dhe kompanive që më herët kishin nën koncesion aeroportin.”
Por pas datës 18 Dhjetor të vitit që kaloi aeroporti u kthye në pronësi të një kompanie shqiptare. Bashkë me uljen e tarifës së pasagjerit, pjesë e paketës së ndryshimit të Kontratës së Koncesionit janë edhe dy risi te tjera.
Si pjesë e ndryshimeve të Kontratës së Koncesionit, TIA njofton se një paketë e plotë investimesh, të cilat arrijnë një total prej afërsisht 100 milionë Euro do të jetë në vëmendjen e menaxhimit duke pasur në fokus, zgjerimin e kapacitetit akomodues të aeroportit me 6 milionë pasagjerë në vit, zgjatimin e pistës, përmirësimin e plotë të infrastrukturës së aeroportit dhe përmirësimin e ndjeshëm të cilësisë së shërbimeve.
Top Channel