
Një automjet ka përplasur një motor mesditën e sotme në lagjen “Uji i Ftohtë” të Vlorës.
Ngjarja është shënuar rreth orës 14:55, kur mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin Y. L. është përplasur me një mjet motor me drejtues shtetasin A. M.
Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës, i cili është transportuar në spitalin e Vlorës, për ndihmë mjekësore.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:55, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin Y. L. është përplasur me një mjet motor me drejtues shtetasin A. M.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi A. M., i cili është transportuar në spitalin e Vlorës, për ndihmë mjekësore.
Shtetasi Y. L. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel