“Tradhtarët pushkatohen!”, djali denoncon babanë pas kërcënimit terrorizues (Fotot)

27/01/2021 11:57

Adoleshenti Jackson Reffitt raportoi babanë e tij në FBI për pjesëmarrje në sulmin ndaj ndërtesës së Kongresit Amerikan.

Babai i tij, Guy Reffitt, u arrestua më pas për pjesëmarrje në trazirat dhe sipas deklaratave të FBI-së, 48-vjeçari është i lidhur me grupe ushtarake ekstremiste.

Sipas  medias së huaj, FBI e gjeti atë falë pamjeve të trazirave të lëshuara nga Fox News. Hetuesit kontaktuan 18-vjeçarin Jackson Reffitt i cili i ndihmoi ata të provonin dyshimet e tyre. Gjithashtu gjatë arrestimit, policia gjeti dy armë në banesën e tij.

FBI tha se i arrestuari Guy Reffitt pasi u kthye nga Uashingtoni dyshohet se kërcënoi fëmijët “Nëse më raportoni, ju jeni tradhtarë dhe e dini se çfarë ndodh me tradhtarët, tradhtarët pushkatohen.”

Ai ndërkohë është akuzuar për hyrje të paligjshme në ndërtesën e Kongresit, pengimin e drejtësisë dhe kërcënimin e anëtarëve të familjes. Adoleshenti nuk është më në shtëpinë e familjes dhe është në një vend të fshehtë nga frika e sigurisë së tij.

Pasi CNN publikoi një intervistë me të, Reffitt tërhoqi shumë vëmendje në Twitter që rezultoi në fushatën GoFundMe. Në vetëm katër ditë, ai mblodhi gati 140 mijë dollarë nga donacionet.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA