Mjeku popullor, Ylli Merja jep disa këshilla për rritjen e fertilitetit te femrat dhe meshkujt.

Ylli Merja tregon disa produkte që mund të konsumoni, nëse keni probleme me fertilitetin: “Janë një grup i vogël i produkteve por që kanë efektivitet të lartë, si shafrani i kuq, tartufi, qumështi i bletës”.

“Duhet të kemi parasysh një sërë këshillash që vijnë rrotull këtyre sëmundjeve. Nëse një çift brenda një viti kryejnë marrëdhënie seksuale pa mbrojtje dhe nuk vjen një fëmijë mund të kenë probleme. Duhet të bëjnë ekzaminim mjekësor për të parë cilat janë shkaqet që pengojnë fertilitetin.

Nëse mashkulli, ka oligospermi, spermatozoide me zhvillim të ngadalshëm mund të konsumojë gjysmë deri një gram qumësht blete esëll në mëngjes. Të përgatisë çaj me një lugë gjemb gomari, murriz, dëllinjë.

Te femrat, nëse vezët nuk piqen plotësisht, duhet të pinë çajin e sherebelës dhe mantelin e zonjës, të cilat rrisin estrogjenin.

Përgatisni një litër çaj dhe hidhni një dorë nga secila, pini 2-3 gota në ditë. Po ashtu mund të hidhni 20 fije shafran në gjellë dhe të grini në makarona pak tartuf. Po ashtu, merrni gjysmë gram deri në një gram qumësht blete në ditë. Nëse keni vezore policistike,  përdorni këto produkte dhe njëkohësisht pini çaj për kiste”.

Sipas herbalistit, këto produkte ndër të tjera janë afrodiziak shumë të mirë.

Top Channel