Pipero i infektuar me covid/ Mjeku zbulon në Open: Pati rrufë javën e kaluar, analizat që i kemi bërë tregojnë që…
27/01/2021 21:17
Siguria e vaksinës është ajo për të cilën tani të gjithë pyesin pasi mjeku i njohur Pëllumb Pipero rezultoi pozitiv pasi kishte marrë dozën e parë të vaksinës.
I ftuar në Open për të diskutuar për këtë mjeku infeksionit Gent Stroni dha dhe detaje për situatën e Piperos: Në fakt Pipero pati një rrufë javën e kaluar, nga të dhënat disa antitrupa nga analizat paraprake që kemi bërë, pra vaksina ka nisur të bëjë punën e vetë.
“Jemi në një situatë të jashtëzakonshme , po flasim për një vaksinë që ka kaluar pritshmëritë optimiste”, tha nga ana tjetër mjeku Cenko.
Top Channel