Gjirokastër/ Nis punën qendra e re për trajtimin e fëmijëve me aftësi ndryshe

27/01/2021 11:41

Zhvendosja e qendrës së trajtimit të fëmijëve në një mjedis të ri me kapacitet më të lartë pritet ti shërbejë një numri më të madh fëmijësh me nevoja të veçanta përfshirë këtu autizmin, sindromën down apo kufizime të tjera të zhvillimit.

Qendra që funksionon prej 10 vitesh, e nisi punën në mjedisin e ri këtë javë me 67 fëmijë, 5 prej të cilëve u bashkuan vetëm ditët e fundit. Sfida më e madhe e specialistëve mbetet përgatitja e fëmijëve për në shkollë ndërsa një përqindje e lartë e rasteve ende identifikohen ose pranohen me vonesë prej familjeve.

Vetë familjet e këtyre fëmijëve kanë nevoja për trajtim psikologjik sipas ekspertëve, këshillim për të ndihmuar fëmijën dhe për të përballuar presionin social. Këto familje vuajnë edhe probleme ekonomike në shumicën e tyre pasi të paktën njëri prind është i detyruar të merret plotësisht me fëmijën.

Në të gjithë qarkun e Gjirokastër ka ende dhjetëra fëmijë të identifikuar me autizëm apo sindroma të tjera që nuk marrin asnjë trajtim për shkak të distancës nga qendra, pamundësisë për të udhëtuar disa herë në javë, problemeve ekonomike dhe problemit të pranimit të situatës prej familjeve. Në shkollat e zonave rurale këta fëmijë e kanë ende të pamundur praninë e një mësuesi ndihmës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA