Dibër/ Plas sherri mes të rinjve, plagoset 22-vjeçari. Përfshihet në konflikt edhe një 15-vjeçar

27/01/2021 11:51
Foto ilustruese

Dibër – Një konflikt për motive të dobëta ndodhi mes të rinjve në Peshkopi, ku mbeti i plagosur me mjet prerës një 22-vjeçar.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar 26-vjeçarin, i cili akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Në konflikt u përfshinë edhe pesë të rinj të tjerë, njëri prej të cilëve është i mitur i moshës 15-vjeçare.

Ata do të procedohen në gjendje të lirë për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim, “Moskallëzim krimi” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i policisë

U konfliktuan për motive të dobëta, njëri prej tyre  plagosi  me mjet prerës një 22-vjeçar, ndërhyrja e policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit.

Vihet në pranga autori i plagosjes, si dhe  procedohen penalisht në gjendje të lirë 5 shtetas të tjerë.

Shërbimet e Policisë  kanë marrë njoftim  se në lagjen “Treg”, Peshkopi,  po ndodhte një konflikt fizik mes disa të rinjve, ku falë ndërhyrjes së menjëherëshme të shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit, kapja dhe arrestimi i shtetasit :

E.S., 26 vjeç, banues në Maqellarë, Dibër, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Ky shtetas gjatë konfliktit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, shtetasin T. T., 22 vjeç, banues në Peshkopi, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Po në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e ngjarjes, ka rezultuar se janë përfshirë në konflikt për të cilët  ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim, “Moskallëzim krimi”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, për  shtetasit : Xh. C., 25 vjeç, M. A., 23 vjeç, Xh. A., 26 vjeç,  B. S., 23 vjeç, Xh. L., 15 vjeç, banues në Dibër.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA