Ish ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u paraqit ditën e sotme në Gjykatën Penale për padinë që ka ngritur ndaj një media në lidhje pretendimet se makina tip BMW i kishte kushtuar 150 mijë euro.

Sot u zhvillua seanca paraprake, e drejtuar nga gjyqtarja Migena Laska. Arsyeja e padisë është për disa lajme të shpërndara ku thuhej se makina e tij e re tip BMW kishte kushtuar 150 mijë euro, por Lleshaj thoshte se vlera e saj ishte vetëm 49 mijë euro.

Me anë të një shkrimi në Facebook, para disa kohësh Lleshaj e mohoi duke shkruajtur: “Ky çmim, i cili është sa gjysma ose sa një e treta e atij që është hedhur në eter në mënyrë të paturpshme nga larot dhe tutorët e tyre, e bën të qartë përpjekjen kriminale për intimidim dhe për dezinformim publik”.

Kujtojmë se Lleshaj dha dorëheqjen nga posti i Ministrit të Brendshëm pasi nisën protestat për 25-vjeçarin Klodian Rasha. Në postin e tij, është emëruar Bledi Çuçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA