Aksidentohet infermieri në Fier/ Po shkonte në punë kur u përplas për vdekje! Humb jetën edhe një 23-vjeçare në Vlorë

27/01/2021 12:11

Udhëtimi i dy vajzave përfundoi tragjikisht mbrëmjen e së martës në aksin Fier-Vlorë.

Në vendin e njohur si Kripa,  automjeti i tyre doli nga rruga dhe u përplas me murin mbrojtës.

Pasagjerja Anxhela Capo 23 vjeç ndërroi jetë në vend, ndërsa shoqja e saj, drejtuesja e mjetit Silvana Muho, edhe ajo 23 vjeç,  mbeti e plagosur dhe u dërgua drejt Spitalit rajonal të Vlorës. Më pas ajo u arrestua nga policia. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë  shpejtësia e mjetit jashtë normave të lejuara.

Një 30 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Fier-Patos. Në afërsi të fshatit Portëz. Viktima Klement Basha ishte duke udhëtuar me një mjet tip Mercedes Benz  kur është përplasur me një kamion që transportonte. Shkak dyshohet të ketë qenë parakalimi i gabuar i 30-vjeçarit dhe terreni i rrëshqitshëm.

30-vjeçari ishte duke shkuar në punë pasi punonte infermier në spitalin e Fierit. Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë dhe punonjës zjarrfikës, të cilët mundësuan nxjerrjen e viktimës nga automjeti, i cili kishte pësuar dëmtime të rënda. Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, aksi rrugor Fier-Patos ishte i rrëshqitshëm për shkak të temperaturave të ulëta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA