Situata në Mifol të Vlorës gjatë natës ka qenë e vështirë pasi niveli i Vjosës shkoi deri në 7.5 metra.
Disa prej banorëve të Myzeqesë janë detyruar të nxjerrin sendet nga shtëpia pas hyrjes së ujit brenda. Për mediat foli një nga qytetarët i cili është përballur me tre përmbytje deri tani. Ai thotë se dëmet e këtij viti janë të papërfillshme krahasuar me dëmet prej 400 mln lekë në 2015-ën.
Banori thotë se në zonën ku ai jeton janë përmbytur rreth 3 shtëpi, pasi gjatë natës ka parë banorët duke nxjerrë sendet nga shtëpia. Top Channel ka mundur që të sigurojë pamje nga banesa e tij dhe ujin e futur brenda dhe dëmet e shkaktuara.
“25 centimetra aq është aty, treguam qetësi nuk morëm masa e pranoj që kësaj radhe është faji i banorëve të zonës së Myzeqesë. Dëmet janë të papërfillshme, nënvlerësova dhe gabova nuk është faji i atyre por i imi. Që nga 2015 kam bërë investime kam bërë një mur rrethues të lartë. Ura u cungua, nuk u bë 85 metra dmth që u cungua si vepër. Dëme nuk ka kësaj radhe, unë llogaris dëmet e 2015 që janë 400 mln lekë. Kanë ndodhur 3 përmbytje rresht dhe shteti nuk ka dhënë as edhe një kafe të zezë shteti ka premtuar e asgjë nuk ka dhënë. I them faleminderit shtetit që di të vendosë gjoba e të marrë taksat, unë nuk mund të bëj dot asgjë për të minimizuar përmbytjen. Në këtë zonë duhet të jenë dy tri banesa të përmbytura se i kam parë duke nxjerrë gjërat nga shtëpia”, tha ai.
Top Channel