Jennifer Lopez reagon sërish pas akuzave për ndërhyrje estetike: Nuk dua që njerëzit të gënjejnë…

26/01/2021 18:46

Këngëtarja Jennifer Lopez, kohëve të fundit është akuzuar se ka bërë ndërhyrje estetike.

51-vjeçarja e ndjeu të arsyeshme të tregojë se përdor produkte anti-rrudhë, që kritikuesit t’a kuptojnë pse lëkura e saj duket aq e re. Ajo postoi foto, tërësisht pa make up.

Artistja ironizon kur thotë se ekziston edhe një sekret tjetër që të mos plaket, duke respektuar vajzat dhe gratë e tjera.

Më parë, JLo në disa postime në Instagram-it tha se nuk ka nevojë për ‘botox’, pasi zgjidhja është të kalojnë kohën me pozitivitet. Ajo sërish reagoi në një intervistë për People, duke thënë se nuk dëshiron ta quajnë gënjeshtare.

Nuk dua ta akuzoj askënd. Nëse dikush dëshiron të bëjë ndërhyrje, është në rregull. Por, nuk dua që njerëzit të gënjejnë dhe të më thonë që nuk më besojnë”, është shprehur ajo.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel