Ndërsa java e modës Haute Couture në Paris po zhvillohet ekskluzivisht në platformat digjitale këtë sezon, Dior ka sjellë një prezantim video të koleksionit të tij pranverë-verë 2021.
I gjendur përballë pandemisë dhe pasigurisë, Dior përdori letrat e fatit dhe e vendosi koleksionin e tij në një botë magjike nën regjinë e italianit Matteo Garrone, të hënën në mbrëmje, në ditën e parë të Haute Couture, në Paris.
“Ky koleksion është i frymëzuar nga letrat e fatit, diçka e dashur kjo për Christian Dior që konsultohej me to për të qetësuar veten, për jetën e tij por edhe për shtëpinë e modës që ai ngriti pas fundit të luftës në 1947 kur ndjenja e pasigurisë dominonte“,shpjegon për AFP stilistja italiane e Dior, Maria Grazia Chiuri.
Letrat magjike flasin për një botë magjike, dhe shërbejnë jo për të parë të ardhmen, por për të kuptuar më mirë të tashmen dhe personalitetin tonë, nënvizon stilistja e cila i ka qëndruar besnike qasjes së saj feministe, jo tërësisht estetike, me këpucë të sheshta, diçka e rrallë kjo në Haute Couture. Çizme të arta dhe të argjendta, të gjata por edhe deri tek kyçet, shoqëronin fustanet e gjata.
Top Channel