Një shqiptar u ekzekutua me 5 plumba mbrëmjen e së hënës në Greqi. Viktima është Mario Metaj, 27-vjeç, i cili u vra në kryqëzimin Kourtesis, në Patra dhe dyshohet se është një përplasje mes bandave shqiptare.

Ndërkohë policia ka arrestuar një nga bashkëpunëtorët në krim. I arrestuari është një shqiptar i cili dyshohet se nxiti autorin të qëllojë.

Kujtojmë se viktima ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij ku një makinë tjetër i ka prerë rrugën duke shkaktuar edhe një aksident. Më pas autorët që dyshohet se kanë qenë të paktën dy persona kanë qëlluar ndaj tij duke e lënë të plagosur rëndë. Ai është transportuar për në spital por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.

Përplasja e bandave shqiptare në Greqi po bëhet problem për policinë greke. Disa ditë më parë në Athinë u vra Edmond Llangozi ndërsa në atentat mbetën të plagosur rëndë djemtë e tij Mihal dhe Anxhelo Llangozi.

FOTO GALERI
1/18

Top Channel