Berat/ Dyshohet se është autori i disa vjedhjeve në qytet, arrestohet 19-vjeçari

26/01/2021 12:59

Një 19 vjeç i shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka kryer disa vjedhje, është arrestuar sot nga policia.

Sipas policisë, vjedhjet në qytetin e Beratit 19-vjeçari me iniciale E.L i ka kryer në bashkëpunim me vëllain e tij, i cili është ndaluar tre herë të tjera nga policia, shtetasin me iniciale R.L.

19 vjeçari dyshohet se ka vjedhur një televizor dhe një laptop në datën 3 janar 2021 në fshatin Moravë. Në datën 22 janar 2021 dyshohet se ka vjedhur një televizor, një hard disk dhe një sharrë në fshatin Orizaj.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjeve.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. L., 19 vjeç, banues në Berat.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin R. L. (i ndaluar nga Policia tri ditë më parë), ka vjedhur disa zgara hekuri, në lagjen Uznovë.

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera, shtetasi E. L. rezulton të jetë autor i dy vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht:

Në datën 03.01.2021, në fshatin Moravë, dyshohet se ka vjedhur 1 televizor dhe 1 laptop në servisin e shtetasit L. B.;

Në datën 22.01.2021, në fshatin Orizaj dyshohet se ka vjedhur 1 televizor, 1 hard disk dhe 1 sharrë dore në dyqanin e shtetasit F. Rr.;

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA