Një ish i dënuar për porositjen e vrasjeve me tritol është qëlluar dhe plagosur sot në një atentat në qytetin e Vlorës.
Shënjestra është Marion Mitro, i dënuar më parë si personi që porositi atentatin e dështuar me tritol ndaj ish prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi.
Mitro ishte duke udhëtuar në qytetin e Vlorë pranë bibliotekës kur drejt tij është qëlluar me breshëri nga brenda një automjeti. Ai ka marrë plagë në këmbë dhe është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka gjetur në vendin e quajtur Boshti i malit në afërsi të Selenicës një automjet që po digjej, që dyshohet se është përdorur nga atentatorët. Makinës i është vendosur zjarri për të zhdukur çdo gjurmë.
Po kush është Marion Mitro. Ai u arrestua dhe dënua si personi që kishte porositur atentatin ndaj ish prefektit të Vlorës besnik dervishi. Në vitin 2014 në hyrje të kryeministrisë, ushtari roje i gardës dalloi poshtë makinës së prefektit një bombë. Në këtë mënyrë ai i shpëtoi jetën, ndërsa bomba është çaktivizuar nga policia. Dëshmia e një të penduari të bandës së tritolit zbardhi të gjithë grupin. Ndriçim Gjokona, zbuloi se atentatet kryheshin nga vrasësi me pagesë Julian Sinanaj. Ky I fundit kishte bërë disa atentate. Në një rast kishte vendosur tritolit në pallatin e një ish deputeti të Vlorës. Mitro kishte porositur atentatin për ish prefektin dhe I kishte premtuar Julian Sinanajt një dyqan.
Top Channel