Një tjetër rrëshqitje masive ka ndodhur në shpatin e kodrës mbi të cilën është vendosur një pallat 5-katësh në lagjen “Punëtori” në Gjirokastër.
Situata me rrëshqitjen ka nisur tri vite më parë kur pas gërmimeve në bazën e kodrës është dëmtuar struktura gjeologjike e shtufit ku është vendosur pallati. 10 ditë më parë njësia vendore i siguroi banorët se rrëshqitjet e regjistruara dhe zgjerimi i çarjeve pranë pallatit nuk ishin me rrezik për ta dhe u vendos që ata të qëndronin në banesa.\ Por sot situata duket se ka agaravuar dhe pritet që pas vlerësimit të kryer në mëngjes të ketë një relacion të ri prej bashkisë së qytetit. Banorët thanë se situata ka arritur kulmin dhe se po ju kërcënohet prona dhe jeta.
Banorët kanë debatuar gjatë me nënkryetaren e bashkisë që gjendej për inspektim në terren.
Janë 15 familje të pallatit 5-katësh dhe banorët e një vile 2-katëshe që rrezikohen nga rrëshqitja ndërsa në Gjirokastër prej disa vitesh janë aktive dy vatra të rrezikshme rrëshqitjesh, kjo vatër pranë pallatit 5-katësh në lagjen punëtori dhe një kompleks banesash karakteristike në lagjen Cfakë të vendosura buzë një përroi.
Top Channel